Klopi ka frikë Porton dhe pse Liverpuli shënoi 9 gola në dy ndeshje në Portugali

Padyshim që një trajner nuk mund ta marrë një ndeshje, sepse nëse e bën këtë gjë, atëherë skuadra e tij i bie që të jetë në gjumë. Jurgen Klopi ka kaq shumë përvojë në futboll që ta dijë këtë “aksiomë”, ndaj edhe paralajmëron Liverpulin e tij se ndeshja ndaj Portos në Champions do të jetë e vështirë. Të kuqtë shkojnë në Portugali dhe cilësohen favoritë për të fituar, aq më tepër që në dy vizitat e kaluara aty shënuan 9 gola dhe arritën dy suksese (5-0 në 2018 dhe 4-1 në 2019).

“Fakti që ne kemi fituar dy ndeshjet e kaluara atje nuk është ndonjë avantazh për ne, – tha trajneri gjerman, – absolutisht jo! Duhet ta vendosim veten në vendin e kundërshtarit, dhe të kuptojmë se Porto do të luajë për hakmarrje, që ajo që ndodhi të mos ngjajë sërish. Ne duhet të mendojmë vetëm për këtë ndeshje, pasi Porto gjithashtu ka ndryshuar dhe me trajnerin Konseisao luan futboll më direkt. Në fund të fundit, 3 golat që pësuam në barazimin ndaj Brentfordit në Premier Ligë treguan se asgjë nuk mund të merret e mirëqenë përpara sesa të luash”.

Sfidanti.al