NBA vendos rekordin historik të spektatorëve, mbi 22 milionë!

Është hera e dytë që kalohet “çatia” e kësaj shifre domethënëse, ndërsa si këtë sezon nuk ka qenë kurrë. Ndeshjet e NBA-së, për sezonin e rregullt, u ndoqën nga plot 22 234 502 spektatorë në Arenat e shkëlqyera amerikane. Kështu, u thye rekordi i sezonit 2017-2018 me 22 124 559 tifozë. Po ashtu, u arrit mesatarja 18 077 spektatorë për ndeshje, hera e parë që kalohet shifra 18 000. Në plot 791 ndeshje, Pallatet e Sporteve ishin të mbushura 100 për qind, një rekord mbi shifrën e kaluar prej 760, ndërsa mesatarisht Arenat u mbushën me 97 për qind të kapacitetit, gjithashtu një rekord.

Sfidanti.al