Në Bavari japin 5 arsye se përse Bajerni do ta eliminojë Sitin!

Siç shkruajnë mediat me qendër në Mynih, “nuk duhet ndonjë shkencë e madhe për të kuptuar se Bajerni do ta heqë qafe Mançester Sitin e Pep Guardiolës nga Championsi i këtij viti. Së pari, Bajerni nuk ka dobësi dhe ishte skuadra që gjithkush donte ta shmangte në short. Vërtet Siti ka Halandin, por kundër këtij Bajerni nuk ia dolën Levandovski, Mbape dhe Mesi. Së dyti, është faktori “Tuhel”, që si trajner i Çelsit fitoi finalen e Championsit ndaj Sitit të Guardiolës. Së treti, Leroi Sane do të jetë vendimtar. Së katërti, Sadio Mane pëlqen shumë të luajë kundër Sitit, dhe për Liverpulin ka shënuar shumë gola. Së fundi, Bajerni është ekip i krijuar për “skenat e mëdha”.

Sfidanti.al