Edhe fati I sezonit të NBA duket se është në rrezik serioz. Sopas medias amerikane, drejtuesit e Ligës së Basketbollit I kanë propozuar Sindikatës së Basketbollistëve një shkurtim të pagës me 50% duke nisur nga data 15 prill, për të përballuar sa më mirë vështirësitë në rritje në financa të krijuara nga ndërprerja e kampionatit.
Por lojtarët nga ana e tyre propozojnë një reduktim të pagave të tyre me 25% duke nisur nga mesi I muajit maj. Gjithsesi bisedimet mes palëve vijojnë edhe pse pozicionet e tyre janë të distancuara. Sipas vëzhguesve në SHBA, modalitetet e këtyre negociatave të gjata lënë të kuptosh se kampionati po shkon drejt ndërprerjes përfundimtare duke parë edhe situatën e vështirë që SHBA po jetojnë përsa I përket aspektit shëndetësor
Sfidanti.al