NBA, Jokiç e Marrej shkëlqejnë, Denver mund Feniksin në gjysmëfinalen e parë!

Nuk mjaftuan 29 pikët efikase të Kevin Durantit dhe as prania në parket e Devin Bukerit. Feniksi pati 27 pikë nga Bukeri dhe 14 topa në tabela nga Duranti, veçse Denver Nagetsët fituan 125-107 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Konferencës Perëndimore në NBA. Vendasit u udhëhoqën nga Nikola Jokiç me 24 pikë, 19 topa në tabela e 5 asistë, si dhe nga Xhamal Marrej me 34 pikë e 9 topa në tabela. Gordon shtoi 23 pikë, Braun 14 dhe Porter 11 për fituesit.

Sfidanti.al