Lajmet e këqija nuk po na ndahen këtë vit. Nuk mjaftuan problemet e mëdha me dëmtimet në prag të ndeshjes së parë eliminatore të Europianit ndaj Polonisë, por lëndimet vazhdojnë. Futbollisti i radhës që rrezikon seriozisht të mos jetë në sfidat e Euro 2024 në qershor është Marash Kumbulla. Qendërmbrojtësi kuqezi pësoi një dëmtim të rëndë në sfidën e Serisë A, Roma-Milan, të cilën e nisi si titullar. Nuk kaluan as 10 minuta të plota kur Kumbulla pas një dueli në zonë me sulmuesin kuqezi, Olivie Zhiru. Mediat italiane raportuan menjëherë për këputje të ligamentit kryq të gjurit të djathtë për 24-vjeçarin, një diagnozë nga më të këqiat e mundme.
Shqiptari u zëvendësua dhe menjëherë iu nënshtrua rezonancës magnetike, për të cilën raportuan mediat italiane. Mbrojtësi rrezikon një mungesë të gjatë, ashtu si sulmuesi Beloti, ndërsa trajneri Zhoze Murinjo, ishte i shqetësuar. Portugezi u shpreh se dëmtimi i Kumbullës ishte më i keqi nga të gjithë dhe se ai nuk do ta shikojë më lojtarin e tij në fushë këtë sezon. Problem i madh sepse kombëtarja shqiptare pret Moldavinë në 17 qershor në “Arenën Air Albania”, ndërsa në 20 shkon në Ishujt Faroe.
Sfidanti.al