Gjendja e tij shëndetësore kuptohet që nuk është aspak e mirë, dhe gruaja e tij, Korina, nuk dëshiron që askush të mësojë rreth saj. Janë mbushur 10 vjet që kur Mikael Shumaheri pësoi aksidentin e tmerrshëm në Alpet franceze dhe mbeti i gjymtuar deri sot e kësaj dite. Mediat nuk kanë mundur të mësojnë asgjë lidhur me gjendjen e Shumit, ndërsa Korina ka vendosur rregulla të reja. Njerëzit e familjes do të bëjnë shumë pak dalje publike, gazetarët janë të ndaluar që t’i bëjnë pyetje të tilla djalit të legjendës, Mik, ndërsa janë kufizuar edhe më shumë vizitat, përfshi edhe mikun e Shumit, Zhan Todt.
Sfidanti.al