NBA jep spektakël, por koronavirusi godet përsëri!

Koshat ishin fluturues dhe të të gjitha llojeve në natën e dytë të basketbollit amerikan, veçse ndodhi që u shty ndeshja e parë për shkak të koronavirusit. Në Hjuston, skuadra vendase nuk e priti dot Oklahomën sepse pati raste me Kovid 19. Rokitsët nuk patën as 8 lojtarët e detyrueshëm sipas rregullores. Për më tepër, klubi është tronditur nga sjellja e Xhejms Hardenit, yllit kryesor, që shkeli protokollin anti-Kovid, duke marrë gjobë 50 000 euro, por duke rrezikuar të humbasë disa ndeshje e të paguajë nga 500 000 euro gjobë për secilën prej tyre.

Në parket pati shfaqje të vërteta me Bostonin që mundi Miluokin e Janis Antetokumbos në sekondat e fundit (shkëlqeu Xhejzën Tatëm), Feniksi ndaloi Dallasin dhe Luka Donçiçin (Buker e Brixhs, më të mirët), Nju Orlinsi mposhti Toronton, ndërsa Filadelfia triumfoi ndaj Uashingtonit që ka këtë vit në ekip Rasëll Uestbrukun.

Sfidanti.al