NBA, fitojnë Golden Stejt dhe Memfis!

Pas një nisje të dobët, Golden State përmbysi 3-2 serinë kundër Sakramentos, duyke fituar edhe ndeshjen e pestë 116-123. Dyshja e yjeve të kampionëve në fuqi, Stefën Kerri dhe Klei Tompson bënë sërish diferencën. i pari realizoi 31 pikë, ndërsa tjetri 25 të tjera në triumfin e Golden State që tani kthehet favorite për të kaluar në fazën tjetër. Në lojë është kthyer bindshëm edhe Memfis, që ngushtoi në 3-2 serinë kundër Los Anxheles Lejkërs. Grizlis fituan sfidën e pestë me rezultatin 116-99. Desmond Bejn ishte shënuesi më i mirë me 33 pikë, ndërsa Morant realizoi edhe 31 pikë të tjera për Memfis. Në një mbrëmje të keqe LeBron Xhejms me vetëm 15 pikë, ndërsa për Lejkërs nuk mjaftoi paraqitja e zakonshme e Entoni Devis me 31 pikë të shënuara.

Sfidanti.al