Alegri ka akuza dhe sharje për futbollistët e Juventusit

Ndoshta një version i tillë nuk është parë ndonjëherë, ose të paktën nuk mbahet mend. Maks Alegri njihet si trajner që e ka veten nën kontroll, por ja që presioni në futboll është ndonjëherë tepër i madh, ashtu si edhe zhgënjimi. Mediat italiane shkruajnë se Alegri shpërtheu ndaj lojtarëve të tij në përfundim të ndeshjes ndaj Interit në “San Siro”, që solli eliminimin në kupë. “Ju jeni copa m…, – mësohet të ketë thënë ai, – kështu si po luani, do të përfundoni në vend të gjashtë. Nuk duhet që të lejojmë që ata (Interi) të shkojë në Champions mbi kurrizin tonë. Duhet të dalim mbi ta në kampionat”.

Sfidanti.al