Nisja e sezonit në 22 dhjetor(me fazën përgatitore të nisur nga 1 dhjetori), sezon i rregullt me 72 ndeshje dhe reduktim pagash të lojtarëce me 18% në 2 vitet e ardhshme për një fond që në fund të vitit do t’u shpërndahet pronarëve të skuadrave që do t’u shërbejë për të zbutur humbjet e këtyre muajve dhe atyre në vazhdim për shkak të pandemisë.
Këto janë pikat e marrëveshjes së arritur mes drejtuesve të NBA dhe basketbollistëve për sezonin 2021/22. Bëhet fjalë për një shifër totale që vlerësohet të shkojë rreth 800 milionë Dollarë me disa prej yjeve të NBA që do të shohin se përfitimet e tyre do të reduktohen në mënyrë drastike.
Fillimi i sezonit në fund të dhjetorit mund të lejojë Ligën që të arkëtojë të ardhura prej 500 milionë deri në 1 miliard Dollarë.
Sfidanti.al