Cristiano Ronaldo është kthyer në fushat e lojës pas 19 ditësh izolim për shkak të Covid-19. Portugezi rezultoi pozitv gjatë grumbullimit me përfaqësuesen portugeze dhe u kthye menjëherë në Torino për t’u riaftësuar sa më shpejt.
Në mbrëmjen e së mërkurës mundi të luajë të gjithë ndeshjen e Ligës së Kampioneve ndaj Ferencvaros , por nuk u bë protagonist. Këtë radhë njeriu i Juventusit u bë Alvaro Morata. Për më tepër, në drejtim të luzitanit u bë një kritikë nga Pasquale Bruno. Ish futbollisti i Juventusit e sulmoi Ronaldon për mënyrën e sjelljes së tij në dhomat e zhveshjes.
‘Është një injorant-tha Bruno në programin Tiki Taka të rrjetit televiziv italian Mediaset-ka 2 vjet në Itali dhe ende nuk ka mësuar të flasë gjuhën tonë. Përdor spanjishten për t’u shprehur. Nuk respekton shokët e skuadrës dhe as italianëtr
Sfidanti.al