Kukoc rrëfehet: Rodman? Dolëm bashkë, por m’u deshën 10 ditë të merrja veten

Ish basketbollisti Toni Kukoc ka qenë një prej anëtarevë të skuadrës së frikshme të Chicago Bulls në vitet 90. Kroati tregon një episode të atyre kohërave që kishte si protagonist pikërisht Dennis Rodman duke konfirmuar sesa ngatërrestar ka qenë Rodman.

‘Nuk arrija dot të mbaja hapin e tij. Dola me të vetëm 1 herë por m’u deshën 7-10 ditë për të marrë veten-tregon Kukoc.

Kukoc, tashmë 52 vjecar, foli në një intervistë për Record, ku tregoi edhe dicka tjetër.

‘Një ditë ishim 4 vetë me të.Gjëja e parë që bëri Dennis ishte  porosia e 40 gotave të vogla me vodka dhe 10 birra-tha Kukoc-e pyeta nëse do të vinin persona të tjerë dhe ai tha ‘jo’. Ishte e rëndësishme që të mbahej Open bar. Atë mbrëmje të gjithë kishin ushqim dhe pije falas, të ofruara nga ai’.

Sfidanti.al