Federata Ndërkombëtare e Tenisit shpalli tenistin dhe tenisten më të mirë të vitit 2017, Rafael Nadal dhe Garbinje Muguruza, kështu që, për herë të parë, mbas afro dy dhjetëvjeçarësh, të dy tënistët më të mirë të botës janë nga i njëjti vend, kësaj here nga Spanja. Për herë të fundit, të dy tenistët më të mirë të vitit ishin nga SHBA-ja, Pit Sampras dhe Lindzi Davenport.
Rafael Nadali, gjatë këtij viti, arriti që të fitoi gjashtë trofe, trumfoi për herë të 10-të (rekord) në turneun “Rolan Garos” dhe, për herë të tretë, në “Australia Open”. Muguruza është tenistja e parë nga Spanja që mbas Arança Sançez Vikarios, më 1994, fitoi këtë titull, ndërkohë që, gjatë këtij viti, ajo triumfoi në Uimbelldon dhe sezonin e mbylli në pozicionin nr.2 të listës së Shoqatës së Tenisit Profesionist (ATP).
Sfidanti.al