Ishte pranverë e hershme, thuajse dimër, i vitit 2004, kur një trajner u çmend nga gëzimi në një mbrëmje futbolli në “Old Traford”. Ai quhej Zhoze Murinjo, dhe skuadra e tij Porto kishte shënuar një gol me vlerë kualifikimi për në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve, ndaj Mançester Junajtidit. Homologu i tij, i famshmi Sër Aleks Ferguson, me siguri e ka parë me bezdi fluturimin e portugezit nga stoli i tij deri në fund të vijës anësore për të festuar me lojtarët e tij, duke u hedhur pikërisht si një futbollist që ka shënuar gol.
Sot është po ky Murinjo që nuk pëlqen fare festimin që Mançester Siti bëri në korridoret e “Old Trafordit” pas fitores së derbit në Premier Ligë. Sot, ai është trajner i Mançester Junajtidit dhe u përgjigj kështu kur e pyetën në konferencën për shtyp: Ishte një çështje e diferencës, diferencës në sjellje, diferencës në edukatë”. Gjithsesi, “Mou” nuk deshi të hynte në polemikë me Guardiolën: “Ai ka thënë atë që ka thënë, por unë nuk jam këtu për të komentuar fjalët e tij”.
Sfidanti.al