Borusia largon një Peter dhe afron një Peter,por  me mbiemrin Shteger

Krerët e Borusias së Dortmundit, në konferencën e shtypit , konfirmuan ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin holandez, Peter Bosh, ndërsa bënë të ditur edhe pasuesin e tij të ri.

Fjala është për tranerin e deritanishëm të Këlnit, përsëri Peter, por me mbiemrin Shteger. 10 ditë më parë, ai ishte trajner i Këlnit, nga ku iku, për shkak të rezultateve të dëshpëruara, por edhe për shkak të atmosferës mjaft të keqe në dhomën e zhveshjes së këtij klubi gjerman. Megjithëse ai kishte mbështetjen e tifozëve, Shtegeri dha dorëheqjen si trajner i Këlnit.

Këlni, në fakt, sezonin e kaluar, luajti mjaft mirë, madje, mbas 25 vitesh, mori pjesë në një konkurrim evropian, Ligën e Evropës. Gazeta Bild” shkruan se Shtegeri është një zgidhje e përkohshme deri në fund të këtij sezoni, kur pritet që Borusia të vihet në një kërkim intensiv të Ulian Nagelsmanit të Hofenhajmit.

Sfidanti.al