MotoGP Tajlandë, rrëzohet Markez në provat e lira

Fundjava e garës së MotoGP në Tajlandë nisi me një drithërima për Mark Markez. Piloti spanjoll që të dielën mund të festojë titullin e tij të 8 botëror në karrierë u bë protagonist I një rrëzimi të frikshëm pak minuta para mbylljes së sesionit të parë të provave të lira.

Dicka në kthesën 7 të pistës bëri që Markez të përplasej në tokë, ndërkohë që motori I tij Honda u shkatërrua totalisht. Kur u ngrit, Markez calonte dhe u dërgua në qendrën mjekësore të pistës me ambulancë e më pas u transportua për në spitalin e Buriramit për të bërë një kontroll në këmbën e majtë dhe në shpinë.

Ndërkaq, pak më vonë drejtuesi I skuadrës Honda, Alberto Puixh qetësoi të gjithë për gjendjen e Mark Markez. ‘Është mirë, bëri radiografitë dhe kontrolle të ndryshme dhe nuk ka fraktura-tha Puixh-ndjen pak dhimbje në këmbë dhe shpinë, por nuk do të ketë probleme që të zbresë në pistë për  gjatë gjithë fundjavës’.

Ndërkaq, mark Markez u kthye të marrë pjesë në sesionin e dytë të provave të lira dhe pak minuta para se të ngjitej në motor, postoi një mesazh në Tëitter duke konfirmuar se është mirë. ‘Rrëzim I fortë këtë mëngjes, por për fat jemi mirë-shkruante Markez në postimin e tij.

Sfidanti.al