Batutë apo propozim? Ibrahimovic surprizon: Shkoj te Xhenoa dhe fitojmë titullin

Zlatan Ibrahimovic duket se është I destinuar të largohet nga Los Angelesi dhe Major League Soccer. Për suedezin është folur për një kalim të mundshëm te Boca Junior, por kushedi mund të ndodh që hipoteza Serie A të kthehet në një modë për të.

Në fakt është vetë sulmuesi 38 vjecar që e bëri një hipotezë të tille teksa u shfaq në një  video në rrjetet sociale duke buzëqeshur, video të cilin ia dërgoi një mikut të tij tifoz të Xhenoas.

‘Ciao Riki, je gati? Vij të luaj me Xhenoan kështu që më në fund do të fitojmë titullin në Itali-ishte ajo që deklaroi Ibrahimovic, një deklaratë kjo që më shumë është një batutë sesa një propozim, por është e sigurt se tashmë Riki ka filluar të ëndërrojë…

Sfidanti.al