E kuqe, më e kuqe se kurrë dhe që i besohet një cifti pilotësh që nuk është formuar kurrë më parë të marrë nga skuderia satelit, Pramac. Ky është motori I ri Ducati Desmosedici në MotoGP ku italiani Francesco Bagnaia dhe australiani, Jack Miller marrin vendin e Andrea Dovizioso dhe Danilo Petrucci në Botërorin e MotoGP të këtij viti që do të nisë në 28 mars në Losail me Cmimin e Madh të Katarit.
Skuderia italiane prezantoi motorin dhe pilotët e rinj të saj të cilët kanë si mision të konfirmojnë titullin për konstruktorë të fituar në vitin 2020 në Klasin Mbretëror të Botërorit të MotoGP.
Sfidanti.al