Që nga debutimi në Katar në vitin 2013 deri te triumfi i së dielës në Australi kanë kaluar 4 vjet e gjysmë. Në mes tyre janë 88 gara të zhvilluara për Mark Markez i cili është lëshuar drejt titullit të tij të katërt në Botërorin e MotoGP. Analiza e statistikave nga 2013 e deri tani pasqyrojnë një kuadër imporesionues të situatës së pilotit katalanas të Hondës sigurisht duke përmendur edhe impaktin që ka pasur në konkurencën e këtij kampionati.
35 fitore, 62 podiume e 44 pole position janë shifra marramendëse që përkufizojnë eopkën Markez. I vetmi që deri tani ka mundur t’I qëndrojë 24 vjecarit ka qenë Horhe lorenco me 21 fitore, 49 podiume e 14 pole position. Por kalimi tek Dukati dhe ky sezon krejtesisht në hije kanë ndikuar akoma më shumë në statistikat e këtij të fundit
Në erën Markez, Rosi ka fituar 10 gara, por është ngjitur 35 herë në podium, më i ulët është rendimenti në provat kualifikuese me vetëm 5 pole position. Akoma më në siklet ndihet Pedroza kur krahason statisitikat e tij me ato të shokut të tij të skuadrës; 8 fitore, 40 podiume dhe 6 pole position. Duke marrë në konsideratë 12 majt e fundit, rivali më i fortë i markez po rezulton Andrea Doviciozo i cili ka 6 fitore të arritura.
Sfidanti.al