Adidas nuk do të jetë më sponsori teknik i Milanit. Klubi kuqezi nëpërmjet një komunikate për shtyp bëri të ditur lajmin për zgjidhjen e kontratës në mëntyrë konsensuale me kompaninë gjermane të veshjeve sportive duke i dhënë fund një raporti që zgjaste prej 20 vitesh nga i cili Milani përfitonte 19.7 milionë Euro në vit.
Duke nisur që nga sezoni i ardhshëm, skuadra e Milanit do të ketë si një sponsor teknik kompaninë e veshjeve sportive Puma, edhe pse në komunikatën e kuqezinjve nuk i përmendet emri. Vlera financiare që Milani do të përfitojë nga ky akord i ri është 10-15 milionë Euro në vit.
Partneriteti mes Milanit dhe Adidasit nisi në 1 korrik të vitit 1998 dhe u shoqërua nga një seri suksessesh me 12 trofe të fituar gjithsej 2 Liga Kampionesh, 1 Botëror Klubesh, 2 Superkupa Evropiane, 3 tituj kampiionë të serisë A, 3 Superkupa Italiane dhe 1 Kupë Italie.