Në Kinë flitet me siguri; Ançeloti do të ulet në stolin e Guangzhout.

Karlo Ançeloti duket se do të bëjë të kundërtën e asaj që ka deklaruar. Trajneri italian nuk do të bëjë aspak pushin, por do të provojë një aventurë të re në Kinë. Është e sigurt për këtë media kineze sipas së cilës, tekniku Italian do të marrë drejtimin e Guangzhou Evergrandes, për t’u bërë i treti teknik Italian që ulet në stolin e kampionëve të Kinës pas Marçelo Lipit e Fabio Kanavaros.

Media kineze e deklaron praktikisht të mbyllur cështjen  mbërritjes se Ançelotit në vendin aziatik nëpërmjet artikullit të saj ku ndër të tjerat theksohet: ‘Evergrande do të bëjë të ditur menjëherë emrin e trajnerit të saj të ri në fund të këtij sezoni. Futbollistet  do të kenë vetëm 1 javë pushim dhe më pas do t’i kthehen punës. Nëse nuk do të ndodhë asgjë e papritur, trajneri i ri do të jetë Karlo Ançeloti’

Nëse gjithcka do të konfirmohet, Ançeloti do të zëvendësojë në pankinën e Guangzhout Luiz Felipe Skolari që në 3 sezonet  e fundit ka mundur të fitojë gjithnjë titullin kampion, ka fituar një Kupë të Kinës e 2 Superkupa kineze si dhe një titull në Ligën e Kampioneve Aziatike, atë të vitit 2015. Trajneri Brazilian e deklaroi largimin e tij përpara dy ndehsjeve të fundit që do të jenë në 29 tetor dhe 4 nëntor kundër Hebei Fortune dhe Tianjin Quanjian, një tjetër skuadër e cila u shfaq e interesuar për Ançelotin.

Lajmi i publikuar nga media kineze konfirmon deklaratën e ish futbollistit të Bajernit, Mario Basler përpara se Ançeloti të shkarkohej nga detyra e tij. ‘Një burim i sigurt i imi më ka thënë se Ançeloti ka firmosur tashmë me një skuadër kineze. Për këtë arsye nuk do të largohet në janar sepse në kinë ajo është periudha kur fillon sezoni futbollisti-ishte shprehur basler për televizionin gjerman.

Sfidanti.al