Alonso, një tjetër garë luksi; do të marrë pjesë në 24 Orë të Dejtonës

Një tjetër garë prestigjioze amerikane pret Fernando Alonson dhe behet fjalë për garën 24 Orë të Dejtonës. Edhe më parë është folur për mundësinë e pjesëmarrjes së Alonsos në këtë eveniment me spanjollin që synon të fitojë atë që quhet Kurorën e Trefishtë.

Mësohet se Fernando Alonso në këtë garë do të drejtojë  makinën Ligier JSP217 e skuadrës United Autosports që administrohet nga Zak Braun, që është edhe Shefi Ekzekutiv i Meklarenit në Formula 1, pjesë e së cilës është piloti spanjoll. Përkrah 36 vjecarit në 24 orë të Dejtonës do të jerë Filip Hanson, që është tashmë pjesë e United Autosports në serinë e Garave Lë Mans për Evropën dhe Lando Norris, piloti i ri i akademisë Meklaren që do të testojë makinën Ligier në Lë Kastejet në 7 nëntor.

Ndryshe nga sa ndodhi me pjesëmarrjen në Indy500 kur Alonsos iu desh të lërë garën e  Monakos në Formula 1, prania e tij në 24 orë të Dejtonës nuk do të prekë aspak garimin e tij në Formula 1. Kjo për faktin se ky eveniment do të zhvillohet në 27 janar të 2018. Përpara garës, Alonso do të kryejë testet zyrtare në datat5-7 janar të vitit të ardhshëm.

Sfidanti.al