Ekipet turke Gallatasaraj dhe Fenerbahçe zhvilluan, këtë fundjavë, edhe një ndeshje tjetër “ferri”, në të cilën, për fat të keq, u luajt pak futboll, por pati shumë tension, lojë të rëndë dhe veprime të tjera antisportive. Në stadiumin “Turk Telekom” të Stambollit, derbi i madh turk përfundoi pa fitues, pasi ndeshja doli 0-0, rezultat që, në fakt, i përgjigjej Gallatasarajit që vazhdon të jetë i vetmi ekip që ende nuk e ka provuar shijen e humbjes në kampionatin turk.
Feneri, nga ana tjetër, mbeti në vendin e 6-të të tableës më 15 pikë, madje, tetë pikë më pak sesa rivali i saj (Gallatasaraj).
Sfidanti.al