MotoGP, në Australi shkëlqen Markez, fiton pole position

Mark Marquez konfirmoi treguesit e provave të lira të së premtes duke fituar provat zyrtare të Çmimit të Madh të Australisë në botërorin e MotoGP. Në Filip Ajlënd, piloti spanjoll i Hondës vendosi diktatin e tij teksa fitoi pole position  me kohën 1 minutë 28 sekonda e 386 të mijtat.

Kampioni i botës në fuqi ishte i pakapshëm gjatë sesioneve të provave zyrtare të kësaj gare dhe diferencat mes tij e rivalëve të tjerë ishin të dukshme. Ndjekësi më i afërt i Markez gjatë këtyre provave ishte spanjolli tjetër, Maverick Vinjales me Jamaha M1 me 3 të dhjetat më shumë se Markez, ndërkohë që në vendin e tretë duke siguruar vijën e parë të nisjes në garë e zuri francezi Zarko  duke lënë pas Ianonen.

Piloti tjetër i Jamahës, Valentino Rossi shënoi kohën e 7 më të mirë, ndërkohë që akoma më keq shkuan gjërat për Dukatin që pati si rezultatin më të mirë vendin e 11 të Andrea Doviciozos, ndërsa Lorenzo u rendit i 16. Ndërkaq, është bërë zyrtar lajmi se ‘Michelin’ do të vazhdojë të jetë kompania furnizuese me goma e Kategorisë MotoGP deri në vitin 2023.

Sfidanti.al