Paniku dhe shqetësimi mbërthejnë Honda Repsol për Horhe Lorencon. Piloti spanjoll u bë protagonist i një rrëzimi të frikshëm në pistën e Assen ku do të zhvillohet gara e radhës së MotoGP duke u dërguar në spital për të kryer radiografinë në kraharor dhe shpinë.
Lorenco u rrëzua në kthesën 7 të pistës në minutat e fundit të sesionit të parë të provave të lira. Ai u ngrit vetë, por shfaqi menjëherë dhimbe të forta në shpinë, qafë dhe vështirësi në frymëmarrje. Ekzaminimet e para në Clinica Mobile përjashtuan pasojat e rënda nga ky aksident, por mjekët preferuan që ta transportonin Lorencon në spital për kontrolle të mëtejshme.
sfidanti.al