Tani është zyrtare; Milani është përjashtuar nga Europa League për sezonin 2019-2020 nga ana e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv, CAS
‘Milanit i ndalohet pjesëmarrja në kompeticionet UEFA për klube për sezonin 2019/2020 për shkak të thyerjes së rregulllores së Fair Play Financiar për periudhat 2015-2017 dhe 2016-2018-lexohet në komunikatën e CAS.
Milani arriti që në këtë sezon të kualifikohej për në fazën e grupeve të Europa League duke e mbyllur kampionatin italian në vendin e pestë, madje duke iu afruar shumë zonës së Champions League. Tani me këtë vendim gtë Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv kuqezinjtë e lënë vendin e tyre në kompeticionet evropiane dhe nga kjo përfitojnë Roma e Torino.
Kështu verdhekuqtë që u renditën të 6 do të hyjnë direkt në fazën e grupeve të Europa League, ndërsa Torino do të marrë pjesë duke nisur nga faza kualifikuese.
sfidanti.al