Mercedes e Red Bull: sistemi ‘Halo’ shkatërron ADN e Formula 1

Mercedes dhe Red Bull dalin kundër Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit në lidhje me përdorimin e sistemit mbrojtës ‘Halo’ në vitin 2018. Niki Lauda dhe Helmut Marko janë në një mendje teksa deklarojnë se kjo lëvizje e FIA del kundër ADN së Formula 1 ‘Përdorimi i sistemit Halo është absolutisht një gabim-tha Niki Lauda-nuk kam asnjë dyshim që siguria duhet përmirësuar ku është e mundur, por ne provuam Halon e Aeroscreen të Red Bull, ndërsa Ferrari testoi sistemin Shield dhe asnjë prej tyre nuk bindte plotësisht’. Lauda theksoi se tkëtë vit gjërat Në Botërorin e Formula 1 janë përmirësuar ndjeshëm, por sistemi ‘Halo’ ka rrezik të shkatërrojë gjithcka. ‘Kemi makina më të shpejta dhe audienca e kampionatit është rritur, por ky vendim i fundit po shkatërron gjithcka-shtoi Lauda-mendoj se ka zgjidhje shumë më të mira se ‘Halo’. Do të jetë më mirë që të vijojmë kërkimet që të gjejmë dicka që të mos shkatërrojë shikueshmërine dhe ta përdorim në 2019.

sfidanti.al