Ndërsa pret Neymar, Paris Saint Germain duket se e ka bërë lëvizjen e radhës. Të paktën kjo është ajo që thuhet në median franceze dhe atë britanike. Sipas tyre, klubi parizien ka arritur të gjejë një marrëveshje me Alexis Sanchez dhe e gjithë kjo pas udhëtimit të Drejtorit Sportiv, Antero Henrique në drejtim të Londrës. Gjithnjë sipas këtyre mediave, tashmë Paris Saint Germain do t’i duhet të nisë negociatat me Arsenalin të cilit do t’i ofrojnë 45 milionë Paund për kartonin e kilianit. Ndërkaq, një lajm i mirë që rezulton të vijë për Arsenalin, është mundësia e rinovimit të kontratës me Mesut Ozil. Sipas Mirror, mesfushori gjerman kontrata e të cilit i skadon në 2018, duke qenë se nuk mundi të gjejë alternativa të tjera më të mira për të vijuar karrierën, duket se do të pranojë ofertën e Topcinjve për të firmosur kontratën e re me 280 mijë Paund në javë, pavarësisht se kërkesa e tij ishte për një pagë prej 350 mijë Paund në javë.
sfidanti.al