Lukaku e nis mbarë; gol në derbin e Manchesterit, Mourinho thyen Guardiolën

Manchester United duket se nuk do të pendohet aspak se shpenzoi 85 milionë Euro për të blerë Romelu Lukakun. Sulmuesi i përfaqësueses belge i tregoi vlerat e tij në derbin e Manchesterit mes United dhe Cityt duke shënuar një nga dy golat për Djajtë e Kuq. Ishte pikërisht minuta e 37, kur Lukaku ndëshkoi Citizens, ndërkohë që pas 120 sekondash lojë Rashford i coi shifrat në 2-0. Gjithsesi për Mourinhon ky rezultat pak rëndësi pati, pasi sipas tij ajo që kishte më shumë vlera ishte përgatitja sa më e mirë e skuadrës. Sfidat e mëdha për Manchester United dhe City do të vazhdojnë në ditët e ardhshme. Djajtë e Kuq do të zbresin sërish në fushën e lojës në 23 dhe 26 korrik kur do të përballen me gjigandët spanjollë të Realit të Madridit e Barcelonës, ndërsa, skuadra e Guardiolës do të luajë me Realin e Madridit e Tottenhamin në 26 dhe 29 korrik

sfidanti.al