Konor Mekgregor nuk duelon në UFC prej më shumë se një viti që pas difsfatës së pësuar me Kabib Nurmagomedov, por sportisti I arteve marciale është shumë pranë kthimit në octagon. Në rrjetet sociale, irlandezi pasi I uroi ditëlindjen Frenki Edgar, e sfidoi atë në një duel që mund të zhvilliohet në muajin dhjetor.
‘Urime Frenki, do të shihemi në dhjetor-shkruante Mekgregor në komentin e tij, të cilit Edgar iu përgjigj: ‘Faleminderit mik, unë pranova, tani të takon ty dhe Dana Uajt ta mundësoni këtë’.
Pas përgjigjes së Frenki Edgar, Konor Mekgregor dërgoi një tjetër mesazh ku I kërkonte Dana Uajtit që të organizonte sfidën. Tani mbetet për të parë nëse Dana Uajt do të bindet nga kërkesa e Mekgregor dhe do t’I japë mundësinë për të luftuar sërish në UFC
‘Ja ku jemi, Uajt, organizojeni sfidën. Fitimet e mia jepen për bamirësi.Një për të gjithë-shkruante në postimin e tij Konor Mekrgregort.
Mbetet për t’u parë nëse kjo kërkesë e Mekgregor do të bindë Dana Uajt për t’I dhënë mundësinë atijn për t’u kthyer të duelojë në UFC.
Sfidanti,al