Mejuedhër ka një paralajmërim: Nuk gaboj gjatë ditës së punës!

Ai është sot 40 vjeç, dhe në çdo aspekt mund të quhet një “i vjetër”. Aq më tepër kur flitet për boksin, një sport i bazuar tek reflekset që ikin me moshën, veçse Flojd Mejuedhër Xhunior beson se ai mbetet i njëjti. Boksieri i tërhequr dy herë dhe i kthyer dy herë në ring, nuk ia ka frikën “plakjes”, ndërsa thekson se çfarë profesionisti është, ndërsa bëhet gati për ndeshjen “e kryqëzuar” me Konor Mekgregorin e MMA-së (artet e përziera marciale).

“Unë mund të goditem në stërvitje, mund të kem edhe një shenjë në fytyrë, edhe një sy të nxirë, por gjatë ditës së punës (në ndeshje), unë nuk gaboj kurrë”, – ishin fjalët e tij. E gjithë karriera e amerikanit është një dëshmi e qartë e fjalëve të tij. “Unë nuk kam asnjëherë një ditë të keqe në kohën kur paguhem dhe kur jam nën dritat e skenës”, – qartëson Mejuedhër, që ka një bilanc prej 49 fitoresh e 0 humbjesh.

“Më gjeni një kundërshtar dhe unë do ta mund”, është motoja e karrierës së 40-vjeçarit, që ka pasur përballë kundërshtarë të nivelit të lartë dhe shumë të fortë si Oskar De La Hoja, Riki Haton, Manu Pakiao, Migel Koto apo Diego Korrales. Deri më sot, Mejuedhër jo vetëm që nuk ka humbur asnjë ndeshje, por as nuk ka pësuar ndonjë nokdaun, jo më një nokaut.

Sfidanti.al