“Mesi 30”, por gjeniu pret ende suksese të mëdha me Barçën!

Për Luis Enriken, ai është një “jashtëtokësor”, dhe Barcelona është e lumtur që e ka. Lionel Mesi mbushi 30 vjeç, por në futbollin e sotëm ai nuk quhet më shumë se 25. Klubi katalanas shpreson që gjeniu argjentinas të rinovojë kontratën muajin e ardhshëm, dhe gjithçka të vazhdojë në normalitet, pra me suksese të mëdha.

Mesi ia uroi 30-vjetorin vetes me 30 trofetë e fituar në karrierë, dhe besohet se do të fitojë edhe shumë më tepër. Enrike, tashmë ish-trajneri i Barçës, është i bindur se Leo nuk do ta vuajë moshën e tij. “Ka ende shumë për të parë prej tij, – thotë ai, – ai kujdeset për veten në maksimum dhe nuk është një lojtar që mbështetet thjesht tek fiziku. Ai do të vazhdojë në nivele të tilla edhe për shumë kohë”.

Trajneri i ri i katalanasve, Ernesto Valverde, po mendon një ndryshim në skemën klasike 4-3-3 të Barcelonës, për të përshtatur një Mesi mbi 30 vjeç. Jo më kot në skuadër u kthyer Deulofeu, ndërsa pritet Dembele i Dortmundit, për të krijuar një mesfushë në formë “diamanti”, me Mesin si “majën” e tij. Deri tani, Leo ka luajtur 724 ndeshje në karrierë në të gjitha nivelet, duke shënuar 584 gola e duke shërbyer 273 asiste, me të tillë numra që pritet të shtohen në të ardhmen, ashtu si edhe 30 trofetë e fituara prej tij.

Sfidanti.al