Sporti rus vazhdon të vuajë nga skandalet e njëpasnjëshme të dopingut, as sa pothuajse 2/3 e atletëve janë përjashtuar tashmë nga të gjitha aktivitetet. Së fundmi edhe Kombëtarja ruse e futbollit është përfshirë nga një skandal i tillë, ndërkohë që i gjithë ekipi që mori pjesë në Kupën e Botës 2014 është vendosur nën hetim nga FIFA.
Dyshohet se 23 futbollistët e Kombëtares që morën pjesë në Botëror, si dhe 11 futbollistë të tjerë ishin pjesë e një programi dopingu me mbështjetje shtetërore. Rusia aktualisht është duke organizuar Kupën e Konfederatave 2017 dhe vitin e ardhshëm do të organizojë Kupën e Botës 2018, por nëse një skandal i tillë vërtetohet, atëherë besueshmëria e kompeticionit më të madh të futbollit botëror do të tronditej ndjeshëm.