Spanjolët blejnë një klub kinez grykësash

Nuk janë vetëm kinezët që kanë tendenca të pushtojnë futbollin europian, por mund të ndodhë edhe e kundërta. Një grup investitorësh nga Spanja, përfshirë këtu edhe ish-presidentin e Barcelonës, së fundi janë bërë pjesë e skuadrës Beijing Institute of Technology (BIT), duke u bërë investitorët e parë të huaj në një skuadër nga Kina.

Ekipi ndodhet në kategorinë e tretë të futbollit kinez dhe kur arritën spanjolët, në përbërje të tij gjetën futbollistë mbipeshë, të cilët për më tepër hanin ëmbëlsira gjatë ndeshjeve, bën të ditur AFP. Grupi spanjoll “CSSB” ka ambicie të mëdha, pas blerjes së pjesës më të madhe të aksioneve të klubit, por gjithsesi, europianët nuk pritet të jetë aq dorlëshuar sa investitorët vendas.