Mediat perendimore: Kënduan himnin rus, të dënohen!

“Hokeistët rusë sfiduan Komitetin Olimpik Ndërkombër (KON), pasi duke kënduar himin e Rusisë, ata shkelën rregullat ndërkombëtare”, vënë në dukje, ditët e fundit, mediume të ndryshëm perëndimorë, duke komentuar faktin se hokeistët rusë, në ceremoninë dhënies së medaljeve, ndërsa ata fituan atë të artë në turneun e hokeit mbi akull në Lojrat Olimpike Dimërore të Pjongçangut, pasi mundën në finale Gjermaninë 4-3, kënduan të eksituar, në podium, himnin e Rusisë që ishte ndaluar nga KON-i, për shkak të skandalit të dopingut, në të cilin ky vend u përfshi katër vite më parë, në Soçi.

Në fakt, disa mediume perëndimorë e përjetuan fitoren e Rusisë si një zhgënjim të pakëndshëm që u shtua edhe më shumë, kur hokeistët rusë kënduan himnin e tyre. Gazeta amerikane “Nju Jork Tajms” vinte në dukje se KON-i duhet ta dënojë Rusinë, ndërkohë që gazeta britanike, “Guardian”, vinte në dukje se hokeistët rusë, duke kënduar himnin e tyre, ndërsa e kishin të ndaluar ta bënin një gjë të tillë, u tallen dhe e morën nëpër këmbë rezolutën përkatëse të KON-it. “Medaljen e artë, në fakt, nuk e fitoi ekipi rus, por një ekip me flamur neutral”, vinte në dukje me mllef gazeta “Guardian”.

Sfidanti.al