Sinqeritet kampion i Zidanes: Nganjëherë, unë nuk e kuptoj futbollin!

Zinedin Zidane vendosi që t’i japë një pushim të merituar Kristano Rondalos që, kështu, nuk luajti në ndeshjen e fundit që Reali i Madridit zhvilloi ndaj Espanjolit. Ndikoi ose jo negativisht mungesa e Ronaldos, por Reali, megjithatë, u mund 1-0, pasi lojtarët e tij jo vetëm që nuk arriën ta gjenin rrugën drejt rrjetës së portës kundërshtare, por edhe pësuan gol në fund të ndeshjes.

Zherard Moreno shënoi në min. e 93-të, duke i dhënë një fitore të madhe Espanjolit dhe duke ndërprerë serinë e lojrave të mira të Realit, gjatë këtyre kohëve të fundit. Doli se pa Modriçin, Krosin dhe Ronaldon në formacion, Zidane nuk arriti që të gjejë zgjidhjet e duhura, ndërkohë që vetë trajneri francez, mbas ndeshjes, vuri në dukje se, nganjëherë, ai nuk e kuptonte futbollin, pasi ekipi i tij nuk e meritonte që të humbiste në “Kornelia El Prat”.

“Ne e nisëm mirë gjysmën e parë, krijuam shanse për gola, por nuk i shfrytëzuam ata. Kurse, në pjesën e dytë, ne, thjesht, nuk bëmë lojën tonë, madje, nuk kapëm as ritmin. Nganjëherë, unë, me të vërtetë, nuk e kuptoj futbollin, por, ja që ky është futbolli, duhet të pranohen momentët e këqinj dhe rezultatet e këqinj. Mbas pesë ndeshjesh me rezultate të mira dhe lojë të mirë, ne humbëm, megjithëse nuk e meritonim”, tha Zidane.

Sfidante.al