Ne Boterorin e Atletikes ne Salla te Mbyllura ndodhi dicka e paprecedente. Te gjithe atletet e baterise 3 te gares se 400 m per meshkuj u skualifikuan. Nje prej te skualifikuarve ishte atleti nga Katari, Abdalleleh Harun, nje lrej pretendenteve per medaljen e arte. Harun u skualifikua per start te gabuar te gares.
Persa u perket 4 atleteve te tjere te kesaj baterie; Stiven Gejl i Xhamajkes, Austris Karpinskis i Letonise, Alonzo Rasell nga Bahamas dhe Bralon Taplin nga Grenada u skualifikuan per pushtim korsie. Per t’u theksuar se edhe Taplin ishte nje nder pretendentet per medalje. Grenada e apeloi skualifikimin e tij, apel qe u hodh poshte.
Sfidanti.al