Markez fiton betejen e shekullit; triumfon ne Holande

Mark Markez fitoi Cmimin e Madh te Holandes ne ate qe mund te quhet nje prej garave me te bukura ne historine e MotoGP. Ne pisten e Asen, kampioni i botes ne fuqi ishte protagonist i nje gare spektakolare te cilen piloti spanjoll i Hondes e fitoi vetem ne 4 xhirot e fundit.

Markez gjate gjithe gares ishte i perfshtire ne nje duel te forte se bashku me 7 pilote te tjere. Por ne fund ai arriti te kaloje i pari vijen e finishit. Gara Holandeze ishte e gjitha nje dominim  spanjoll pasi ne vendin  e dyte u rendit Alex Rins, nderkohe qe ne vendin e trete u pozicionua Maverik Vinjales.

Mbeten jashte podiumit italianet Doviciozo dhe Rosi qe penguan njeri tjetrin ne momentin me vendimtar duke e mbyllur garen ne vendin  e 4 dhe te 5.

Sfidanti.al