Pas shumë muajsh pezullim u mendua se ajo nuk do të ishte edhe aq në formë. Të gjithë mbetën të gabuar me Maria Sharapovën. Rusja, tashmë 30-vjeçare, nuk ishte thjesht një “aksesor” më shumë në turneun “Porshe” të Shtutgartit. Ajo tregoi se në 15 muaj dënim nuk kishte ndenjur kot, dhe arriti dy fitore radhazi. Fillimisht me italianen Vinçi, dhe më pas me patrioten e saj, Jekaterina Makarova, të cilën e mundi në dy sete, 7-5 e 6-3.
Sharapova ka fituar 100 nga 260 pikët që i duhen për të fituar të drejtën që të luajë në dy turnetë Grand Slem, Rolan Garos në Paris dhe Uimbëlldon në Angli. Së pari, “Mashës” i duhet të arrijë në finale në Shtutgart, dhe më pas të ketë të tjera suksese.
Sfidanti.al