Kur kanë mbetur edhe vetëm katër javë deri në fund të Primerës spanjolle, vetkuptohet që kanë filluar supozimet dhe parashikimet se ku do të mund të gabojnë Reali i Madridit dhe Barcelona dhe nëse ato do të mund të humbasin ndonjë pikë. Përgjigja ndaj një pyetjeje të tillë që iu bë trajnerit të Barçës, Luis Enrike, mbas ndeshjes së fundit me Osasunën (7-1), ngjalli mjaft komente në Spanjë. Përfshi edhe ndeshjen e prapambetur me Selta Vigon, Reali, deri në fund të sezonit, ka edhe pesë ndeshje dhe, nëse shihet kualiteti i ekipeve, me të cilët do të ndeshen madridasit, ekipi më i hidhur është Malaga që luan mjaft mirë në fushën e vet dhe që, para pak javësh, i hoqi Barcelonës tri pikë të çmuara (2-0).
Luis Enrike, në përgjigje të pyetjes, nëse ka mundësi që Malaga në ndeshjen e raundit të fundit t’ia dhurojë fitoren Realit, u përgjigj se ka shumë mundësi, për të vetmen aryse se trajner i këtij ekipi është Hose Gonzales Miçell, ish-lojtar i Realit. “Ju pyesni, nëse unë pres ndonjë shërbim nga Malaga? Është njëlloj sikur gjyshja ime të kishte një rrotë dhe ta quante biçikletë”, u përgjigj me ironi Luis Enrike.
Sfidanti.al