Makineria e ekipit Golden Stejt Uorriors punoi me kapacitet të plotë, kur në basketbollin më të fortë në botë, ndodhi diçka e padëgjuar dhe e paparë prej shumë kohësh, pasi skuadra arriti një fitore bindëse, 149-106, ndaj Lejkërsave dhe këtë e bëri brenda 48 minutave të rregullta të lojës. Nga kjo ndeshje, mund të veçohen edhe disa fakte interesantë:
Vetëm katër lojtarë shënuan kosha me dy shifra, Keri 31 pikë, Djurant 28, Tomson 26 dhe Klark 21.
Uorriorsat realizuan numrin më të madh të asistëve në 25 vitet e fundit: gjithsej 47, për herë të parë, që nga viti i largët 1991, kur Feniksi realizoi kundër Sharlotit 53 asiste.
Asnjë ekip deri më sot, nuk ka realizuar aq shumë pikë brenda lojës së rregullt, pra pa shtesë, në gjashtë vitet e fundit. I vetmi ekip që ka shënuar 149 pikë, por me shtesa të lojës, është Okllahoma Siti Tander.
Kjo është mbrojtja më e keqe e Lejkërsave. Humbja me një diferencë prej 43 pikësh është e pesta më e keqe në historinë e këtij klubi, ndërkohë që pësimi i 149 pikëve është bilanci i keq i katërt në historinë e tij.