Prej një kohe të gjatë, në median sportive shkruhet se trajnerët e njohur, Murinjo, Venger, Poçetino dhe Konte kanë treguar interesim për futbollistin e Selltikut të Glasgout, Musa Dembele, që aktualisht, konsiderohet si një nga talentet më të mëdhenj në futbollin botëror. Sidoqoftë, futbollisti 20-vjeçar i Selltikut gjeti dje një mënyrë, që “t’u jepte një goditje të fortë” shpresave të trajnerëve që ia kanë vënë syrin, duke thënë se ai nuk ka aspak ndërmend që këtë dimër të largohet nga ekipi kampion i Skocisë.
“I kam parë ato që shkruajnë gazetat dhe kam dëgjuar shumë lidhur më këtë çështje, por unë mund t’ju them qartë se, 100 % do të qëndroj me Selltikun. Nuk mendoj që të largohem nga ky ekip, kur unë sapo kam ardhur në këtë klub. Kam një kontratë shumëvjeçare me klubin dhe nëse do të lejojnë mua që të vendos, unë dua të qëndroj këtu shumë vite. Mendoj se ndodhem në ekipin ideal, në të cilin unë mund ta zhvilloj më tej karrierën time”, vuri në dukje Dembele që është prodhim i akademisë së PSG dhe më 2012 kaloi te Fullami, për të mbërritur në fund tek skaudra nga Gllazgou.