Futbollisti i madh anglez, Stiven Xherard, njoftoi dje se kishte vendosur që largohej nga futbolli aktiv dhe me këtë rast, shoku i tij i dikurshëm i skuadrës, Luis Suarez, i dërgoi atij, përmes rrjeteve sociale, një mesazh plot emocione, në të cilin ai e ngre në qiell emrin e kapitenit të mëprashëm të Liverpulit. Xherard dhe Suarez kanë luajtur bashkë me skuadrën e kuqe, gjatë viteve 2011 – 2014.
“Unë kam luajtur me Liverpulin, me këtë klub historik, ndërsa, që andej, kalova te një klub tjetër historik. Midis bashkëlojtarëve të mi atje, ishte edhe Stiven Xherardi që ishte një shembull në klub, Premier Ligë dhe përtej saj. Ai gjente hapësirë edhe midis mbrojtjes më të shtrënguar, ai ishte një shuter dhe golashënues i shkëlqyer, si edhe një pasues mjaft i mirë. Me të vërtetë, një lojtar unik. Pasi kalova disa javë më Liverpulin, konstatova se ai ishte edhe një lider i vërtetë, ai kishte lindur për të qenë fitimitar, ishte një lojtar mjaft ambicioz në fushë, si edhe një mik i madh jashtë saj. Nga ai, unë sigurova një mbështetje të vazhdueshme, mësova shumë gjëra me vlerë. Faleminderit shumë Stiven, për të gjithë kohën që unë kam kaluar pranë teje, sidomos kur unë e kisha situatën më të vështirë, ashtu sikurse një vëlla i madh mëson dhe ndihmon vëllanë e vogël”, shkruan Suarez në mesazhin e tij.