Një ankand i fuqishëm, ndonëse ishte diçka e prishme për një “raketë” të Formula 1 që është drejtuar nga piloti më legjendar i të gjitha kohëve. Mikael Shumaheri garoi në makinën “Xhordan 191” në Çmimin e Madh të Belgjikës në 1991, dhe ky mjet i shkëlqyer motorik tashmë ka ndërruar duar pra pronar. Nuk dihet nëse shitja e saj është bërë për të financuar kurimin e Shumit, apo nuk ka lidhje fare me këtë gjë. Mediat gjermane shkruajnë se Shumaheri debutoi në mënyrë të rastësishme në këtë makinë në Belgjikë, sepse piloti francez Bertran Gasho u dënua nga shefi i skuadrës, Edi Xhordan, sepse kishte sulmuar një taksist në Londër. Që nga ajo ditë ai nuk iu nda Formula 1, ndonëse kaloi shpejt tek Beneton Fordi.
Sfidanti.al