U deshën 3 orë e 40 minuta, por përfundimisht ia doli. Stefanos Cicipas u bë finalisti i parë i “Rolan Garosit” për meshkuj këtë sezon kur kaloi me rezultatin 3-2 gjermanin Aleksandër Zverev. Setet ishin 6-3, 6-3, 4-6, 4-6, 6-3, pra pati një lloj diference në secilin, ndryshe ndeshja gjysmëfinale në Paris do të kishte zgjatur shumë më tepër. Përballë ishin një grek me nënë ruse dhe një gjerman me origjinë ruse, shenjë e ndikimit rus në këtë sport, ndërsa në finalen e femrave është rusja Anastasia Pavljuçenkova.
Cicipas është më i riu ndër 10 të parët në renditjen ATP, ndërsa duke qenë në vendin e 5-të aktualisht, tenisti grek me renditjen më të mirë në histori. Po ashtu, doli kampion i Finaleve ATP në 2019 duke u bërë më i riu në histori që ia del në 18 vjet. Në total ka fituar 7 tituj individualë, ndërsa jo më kot e ka nisur sportin që 3 vjet, dhe me tenisin është stërvitur nga babai Apostol që 6 vjeç. Në moshën 22-vjeçare ka grumbulluar mbi 14 milionë USD, që do të shtohen bashkë me sukseset në “Rolan Garos”. Ky ishte suksesi më i madh në karrierë për të, duke llogaritur Grand Slemet, pasi ka mundur të mbërrijë deri në gjysmëfinalet e Australian Openit dy herë.
Sfidanti.al