Luka Doncic do të jetë në All Star; do të luajë në sfidën e debutuesve më të mirë

Luka Doncic, fenomeni slloven që po bën një sezon fantastik me Dallasin në sezonin e tij të parë në NBA, do të jetë në fundjavën e All Star Game të NBA. Basketbollisti 19 vjecar do të luajë në sfidën ‘Rising Star’ ku vihen përballë basketbollistët debutues dhe ata të vitit të dytë nkampionatin amerikan të basketbollit më të spikatur të ndarë në dy skuadra; SHBA dhe Pjesa Tjetër e Botës dhe Doncic do të jetë në këtë sfidë së bashku me Rodions Kuruks.
Dy kapitenët e nderit janë Kajri Irving për SHBA dhe Dirk Novitzki për Skuadrën Ndërkombëtare. Ja dhe përbërja e dy skuadrave:

SHBA; Donovan Miçell (Jutah Xhaz), Kajl Kuzma (Los Anxheles Lejkers), De’Aaron Foks (Sakramento Kings), Xhejzon Tatum (Boston Seltics), Xhon Kollins (Atlanta Houks), Xheren Xhekson (Memfis Grizlis), Trae Jang (Atlanta Houks), Xharret Alen (Bruklin Nets), Lonzo Boll (Los Anxheles Lejkers), Marvin Bagli (Sakramento Kings)

Skuadra e Botës: Luka Doncic (Dallas Maveriks), Ben Simons (Filadelfia 76ers), DeAndre Ejton (Finiks Sans), Lauri Markanen (Cikago Bulls), Bogdan Bogdanovic (Sakramento Kings), Shai Gilxheus-Aleksander ( Los Anxheles Klippers), O.G. Anunobi (Toronto Raptors), Sedi Osman (Klivlend Kavaliers), Rodions Kuruks (Bruklin Nets), Xhosh Okozhi (Minesota Timberulvs).

sfidanti.al