Pas 14 vitesh lidhje, Rafael Nadal dhe Meri Perejo do të shkojnë në altar

Rafael Nadal dhe Meri Perejo më në fund do të kurorëzojnë historinë e tyre të dashurisë që zgjat prej 14 vitesh. tenisti spanjoll dhe e fejuara e tij do të lidhin kurorë në muajin tetor të këtij viti në Majorka, lajm ky që është publikuar nga revista ‘Hola’ e cila e vendosi këtë lajm në kopertinën e saj teksa e përkufizoi si ‘martesa e vitit’.
Nadal-Perejo është një prej cifteve më karizmatike në botën sportive. Meri është parë gjithnjë të shoqërojë Nadal në shumicën e turneve ku ai merr pjesë sic ndodhi edhe në 2 javët e fundit në Australian Open ku 32 vjecari arriti deri në finale për t’u mundur nga Novak Xhokovic

Sipas revistës, që citon burime pranë familjes, cifti u fejua zyrtarisht në Romë në majin e vitit të kaluar dhe gjatë këtyre 8 muajve lajmi është mbajtur sekret me mjeshtëri.

Është e qartë që kam ndërmend të krijoj një familje. më pëlqejnë fëmijës dhe do të doja që fëmijët e mi të bëjnë atë që u pëlqen-tha Nadal në mars të vitit të kaluar gjatë një turneu në Meksikë.

sfidanti.al