Do të jetë 10 tetori dita kur në Barcelonë do të shfaqet premiera e spektaklit të radhës së Cirque du Soleil që si temë do të ketë pikërisht yllin argjentinas të Barcelonës, Lionel Messi. Vetë kapiteni i skuadrës katalanase përpara disa muajsh konfirmoi arritjen e një marrëveshjeje bashkëpunimi me trupën më të famshme në botë të cirkut dhe tani projekti është bërë realitet
‘Është dicka unike-tha Drejtori artistik i projektit-sepse Messi ndërton trashëgiminë e tij cdo ditë, po e bën këtë edhe në momentin që po flasim. Bëhet fjalë për një spektakël që e ka parasysh këtë fakt dhe në të njëjtën kohë vlerëson në maksimum aftësitë e jashtëzakonshme të këtij futbollisti’.
Messi i ndoqi nga pranë përgatitjet e spektaklit që në vitin 2020 do të jetë në turne në 5 kontinente i shoqëruar nga ish portieri i Barcelonës Pinto, që tani i është dedikuar muzikës. I konsideruar si një hero global dhe virtuoz në lojën e futbollit, Messi do të bashkohet me akrobatë të ndryshëm për të treguar historinë e tij të pafund.
sfidanti.al