Luiza Gega kampione dhe rekordmene Ballkani me 8 medalje të arta!

Siç thuhet popullorçe, këtë ceremoni e ka bërë si “bukë e djathë”. Luiza Gega fitoi një tjetër medalje të artë në karrierën e saj, dhe këtë herë në Kampionatin Ballkanik për Salla të Mbyllura. Në garën e gadishullit të zhvilluar këtë herë në Turqi, atletja shqiptare triumfoi në një ga vrapimet e saj të preferuara, atë të 3 000 metrave, dhe kjo pas një sfide të fortë deri në fund me një atlete vendase nga Turqia. Në fund, Gega mori vesh se ishte bërë rekordmene e kampionateve ballkanike në atletikë për numrin e medaljeve të arta të fituara, duke pasur 8 të tilla në një karrierë tashmë të gjatë. Sportistja e kombëtares shqiptare e shprehu habinë dhe lumturinë e saj për këtë rekord, në një postim të bërë në Instagram, duke falenderuar ata që e mbështesin, sepse siç shkruan, pa mbështetje nuk fitohet dot asgjë. Gega zhvilloi dy gara me vetëm 50 minuta distancë kohore nga njëra tjetra, sepse më parë ishte në pistë për konkurrimin në 1 500 metra. Edhe në këtë garë të preferuar të saj, 33-vjeçarja ishte pranë fitores, por u kalua në fund pikërisht nga konkurrentja turke. Atletja kuqezi është rekordmene e Ballkanit në 1 500 metra me kohën 4’06”89 vendosur në 2016.

Sfidanti.al